Zbulohet skandali më i madh në botën krishtere: Mbi 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht me fëmijë
Më shumë se 300 priftërinj kanë kryer abuzime seksuale në Pensilvania ndaj më shumë se një mijë fëmijëve, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Shtetit.
Priftërinjtë kanë ngacmuar më shumë se 1000 fëmijë, bazuar në një aktgjykim të publikuar nga Gjykata Supreme e Shtetit, në Pensilvania.
Dhjetëra priftërinj kanë dalë para Gjykatës dhe shumica e tyre e kanë pranuar fajin, transmeton Gazeta Express.
“Më shumë se 300 priftërinj kanë kryer abuzime seksuale në Pensilvania ndaj më shumë se një mijë fëmijëve”, thuhet në aktgjykimin e publikuar të martën.
Raporti prej 900 faqeve është rezultat i hulumtimit më të madh amerikan mbi abuzimet seksuale në Kishën Katolike, transmeton Gazeta Express.
Përshkruhen në detaje të dhimbshme se si për dekada të tëra kishat më të fuqishme në botë kanë fshehur abuzimet dhe vuajtjen e fëmijëve.
Ndërsa, viktimat e abuzimit, kërkojnë nga Papa Francesku të intervenojë.
“Ka pasur raportime të tjera për abuzim seksual me fëmijët brenda Kishës Katolike”, thuhet në raport. “Por, kurrë në këtë nivel. Shumë nga ne kemi dëgjuar storie që kanë ndodhur në vende të tjera, por tash e dimë të vërtetën: Kjo ka ndodhur çdokund”. /Express/