Ameti: BFI po e ‘bllagosllov’ Filharmoninë e ndërtuar mbi themelet e Xhamisë Ibni Pakjo

Shpërndaje

Ish-referenti i Myftinisë së Shkupit, aktualisht përgjegjës për çështje të vakufit pran Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, h.Shaban Ameti, ka reaguar lidhur me manifestimin që BFI më 10 shtator do ta mban në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë, sallë kjo e ndërtuar mbi themelet e Xhamisë Ibni Pajko.

Postimi i plotë i h.Shaban në Facebook:
REAGIM
FILHARMONIA – BFI-ja
Të nderuar miqë dhe dashamirë e ndiej për obligim fetarë dhe kombëtarë që tiu informoj dhe të reagoj ndaj këtij veprimi të pa turpshëm të BFI-së.

Bashkësia Fetare Islame me datë 10.09 do të mbanë manifestimin e hixhrit në sallën e FILHARMONISË, sallë kjo e ndërtuar mbi themelet e XHAMISË IBNI PAJKO.

Më lejoni t’u kujtoj se nga fundi i vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009, Muftinia e Shkupit (koordinatori për Vakëfe) ka zhvilluar një betejë administrative me Qeverinë e Gruevskit lidhur me pronën e Xhamisë Ibni Pajko. Sipas komisionit të shkallës së parë neve na jepej kompenzim me BONE, Ne nuk pranuam ngase edhe zyratrisht posedonim dokumente se ajo pjesë e vakufit ku tani e kemi Filharmoninë, ishte e zbrazët, ishte tokë ndërtimore e pa ndërtuar.
Duke marrë parasysh ingerencat e kufizuara të muftinisë, muftinia e shkupit komplet dokumentacionin (vendimin e komisionit të shkallës së parë (nr.DN.Br.19-08-718/1(229)-2), ankesat, aktpadinë në gjykatën administrative (Vrska UP. BR 443395/2 të datës 26.02.2009) e lëndës bashkë me një raport i deponon në Rijasetin e BFI-së duke shpresuar që Rijaseti të angazhohet lidhur me lëndën dhe se do të arrijë në epilog pozitiv.

Me datë 25.03 2009, Qeveria e Nikolla Gruevskit, pa mbaruar statusi i kësaj prone hudhë gurthemelin e Filharmonisë mbi pronën e BFI-së! Në gurthemel, krahas kryeministrit dhe ministrit të Transportit, morri pjesë edhe Kryepeshkopi Kishës Ortodokse Maqedonase z.z. Stefan, edhe pse BFI-ja e Mulla Sulës kishte reaguar ndaj këtij akti por reagimi ishte I zbehtë dhe jo serioz, pa dyshim se e tërë kjo la hapësirë për dyshime për ndonjë pazarllëk intern mes tyre dhe qeverisë.

Në bazë të informacioneve që i posedojmë, Bashkësia Fetare Islame – Muftinia e Shkupit ka pranuar kompenzimin e pronës me BONO nga Qeveria, por nuk kemi informata dhe as që na kanë informuar se çka ka ndodhur me ato mjete finansiare!

Sot pas 9 viteve prona e uzurpuar “Vakëfi IBNI PAJKO” aty ku u ngrit FILHARMONIA E MAQEDONISE, BFI në krye me Sulejman Rexhepin organizon manifestimin e Hixhrit 1440! A nuk është kjo një akt legjitimimi?!
A nuk na flet kjo se ai i cili para disa viteve e “BLLAGOSLLOVITI” Gruevskin, sot po i njëjti po ia “BLLAGOSLLOVITË” edhe veprat e tija antifetare dhe antikombëtare!

Mbesim me shpresë se këta njerëz që deri në këtë nivel nënçmuan autoritetin e BFI-së dhe dinjitetin e hoxhallarëve, një ditë të japin llogari.

Ja Rab-bi më mbro mua, të afërmit e mi dhe mbarë popullin nga mashtruesë dhe tradhtarë.