Luftë apo futboll në Elbasan Arena?! RENEA monitoron me snajper ndeshjen Shqipëri-Izrael (Foto)
Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, siguria në Elbasan Arena është maksimale. Siç duket edhe nga këto fotot forcat të shumta RENA, FNSH dhe DELTA janë pozicionuar në pika strategjike për të monitoruar situatën.
Efektivët janë në gatishmëri dhe janë të pajisur me snajper dhe dylbi.
Siç ishte njoftuar edhe më herët nga policia janë angazhuar rreth 670 forca policore, sipas sektorëve për sigurimin e rrugëkalimit nga Tirana në Stadiumin “Elbasan Arena”, për sigurimin e rendit dhe të sigurisë në qytetin e Elbasanit, në pikat e kontrollit dhe të hyrjes së tifozëve, sigurinë e perimetrit të jashtëm të stadiumit, por edhe forca të gatshme për ndërhyrje, nëse do të lindë e nevojshme.
Po ashtu për një siguri më të lartë kanë mbërritur prej disa ditësh edhe agjentë sigurie nga Izraeli./mapo