Rezultati në Komunën e Zhelinës ashpërson retorikën ndërmjet dy kandidatëve

Shpërndaje

Komuna e Zhelinës ishte ndër komunat ku kishte garë shumë të ngushtë ndërmjet dy kandidatëve nga Lëvizja Besa dhe BDI.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa në rrethin e dytë siguroi 5.171 të votave (49.96%), ndërkaq Fatmir Izairi nga BDI kishte 5.102 vota (49.29), ose me 69 vota dallim.

Kandidati nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi sot u shpreh se ka parregullsi dhe se për këtë kanë parashtruar ankesë në KSHZ, ndërkaq kundërkandidati i tij, nga Lëvizja Besa, Blerim Sejdiu, reagoi duke thënë se parregullsitë janë bërë nga BDI dhe se rezultatet zgjedhore tashmë janë vulosur.

Më poshtë i keni dy deklaratat të dy kandidatëve të Komunës së Zhelinës të cilët ishin kundërshtarë për në krye të komunës edhe në vitin 2017.

Përndryshe, ankesat e BDI-së në KSHZ janë ende duke u përpunuar dhe të njëjtat priten të shqyrtohen brenda ditës. Pas shqyrtimit, nëse të njëjtat pranohen atëherë do të rivotohet në këto vendvotime. Lëvizja Besa e ruan të drejtën për të ankimuar vendimin e KSHZ-së në Gjykatën Administrative. /Telegrafi/