Merkel në Shkup, referendumi dhe reformat, qëllimi i vizitës
Vizita vjen në një moment shumë të rëndësishëm, kur vendi ynë ka filluar një process reformash jetike, prej të cilave varet procesi I integrimit në NATO dhe BE. Pikërisht rëndësia e suksesit të referendumit lidhur me cështjen e emrimit me Greqine që zhvillohet më 30 shtator do të dominojë bisedimet e sotme të kancelares gjermane me drejtuesit më të lartë të vendit.
Në shkurt, kryeministri Zaev është pritur nga Berlin nga kancelarja Merkel e cila ka inkurajuar dy palët, maqedonase dhe greke që të gjejnë kompromis për emrin. Angela Merkel është kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedonisë, pas vizitës së shkurtër të kancelarit, Gerhard Shreder në vitin 1999 për shkak të krizës në Kosovë.