Babai i Xhakës: Goli i Taulantit ma bëri zemrën sa malet e Shqipërisë

Shpërndaje

Mesfushori Taulant Xhaka gjeti dje në ndeshjen përballë Izraelit golin e tij të parë me kombëtaren e Shqipërisë.

Pas një asisti të Hykës, Xhaka bëri një goditje të bukur duke e çuar topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Lidhur me golin foli edhe babai i Taulantit, Ragip Xhaka, i cili thotë se nuk e përshkruan dot gëzimin e golit.