Klitschko: Isha mes jetës dhe vd*ekjes të dielën, ja kush më shpëtoi

Shpërndaje

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko ka bërë një postim së fundmi në Twitter ku ka treguar se është rre*zikuar seriozisht jeta e tij dhe e familjes. Kjo pasi jahtin ku ai po qëndronte për pushime në Spanjë e kaploi flaka.

Ukrainasi ishte ndalur për peshkim me familjen rreth orës 3:00 të mëngjesit të dielën, kur kishte filluar zjarri.

“Ishim në mes të detit, në zonën e Majorkës, kur na shpëtuan zjarrëfikësit. Anija kishte marrë flakë dhe ne po përpiqeshim që të shpë*tonim, duke qëndruar jashtë anijes. Për fat jemi të gjithë mirë”, shkroi Klitschko.

Klitschko u pensionua nga sporti i boksit në vitin 2017 pas një karriere të bujshme.

VIDEO