Gjorçev: Shqiptarët e Lubotenit i duhen Zaevit vetëm për vota

Shpërndaje

“Shqiptarët e Lubotenit i duhen Zoran Zaevit vetëm për vota, shqiptarët janë të revoltuar dhe të dëshpruar nga LSDM. Sot në Luboten nuk ishte as Zaevi e as Spasovski, as Pendarovski e as Shilegov”, kështu ka shkruar në reagimin e tij deputeti i VMRO-së Vlatko Gjorçev, pas aksionit të ndërmarë nga MPB dhe Policia financiare në fshatin Luboten të komunës së Butelit, transmeton KOHA.

Ndërkohë që Gjorçev ka dhënë edhe disa statistika zgjedhore në disa cikle edhe atë:

Zgjedhjet parlamentare 2016
Bartës liste Njësia e 1 Oliver Spasovski

LSDM 90 vota, VMRO 2 vota

Zgjedhjet lokale 2017
Kandidat Petre Shilegov dhe Velimir Smilevski nga LSDM

Rrethi i parë

LSDM 842 vota, VMRO 18 vota,

Rrethi i dytë

LSDM 931 vota, VMRO 18 vota

Zgjedhjet presidenciale 2019
Stevo Pendarovski nga LSDM

Rrethi i parë

Pendarovski 90 vota, Siljanovska 3 vota

Rrethi i dytë

Pendarovski 478 vota, Siljanovska 19 vota

“Zaev dhe LSDM kanë gënjyer shqiptarët e Lubotenit dhe gjithë Maqedonisë njejtë si maqedonasit, nuk ka projekte, nuk ka vepra nuk ka jetë. Nuk është në rregull bastisja nëpër shtëpi të caktuara, as problemet në gjithë fshatin, andaj nuk janë fajtor MPB, policët vetëm se kanë kryer urdhërat e Zaevit dhe Spasovskit, shumica e policëve janë të ndershëm dhe mbrojnë qytetarët dhe sigurinë e vendit. Nëse ka krim dhe kriminalitet atëherë duhet aksion ndaj personave të caktuar e jo gjithë fshatin, jo me frikë ndaj familjeve, fëmijëve dhe pleqëve, me urdhër të qeverisë dhe MPB. LSDM deri më tani ka shfrytëzuar shqiptarët vetëm për vota për Zaevin, Pendarovskin, Shilegov dhe Smilevskin. Turp që sot kishin lënë Smilevskin vet të mbrojë dhe të jap sqarime ndaj aksionit, sot kreu i LSDM ka bërë aksion ndaj Lubotenit që të fshehë skandalet dhe gënjeshtrat e tyre. Shqiptarët nuk kanë më besim ndaj qeverisë, koha është për ndryshime”, kështu ka shkruar mes tjerave Gjorçev.(koha.mk)