Mickoski, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Shpërndaje

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një konference për shtyp ju bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë në zgjedhjet presidenciale që të mos realizohet skenari i Zoran Zaev që kryetari të zgjidhet në Kuvend.

Mickoski porositi se skenarë të tilla këtë herë nuk do të kalojnë për shkak se populli e dinë dhe do ta dënoj në zgjedhje.

“Duhet të dinë se s’janë zotë të vullnetit të popullit por duhet të jenë shërbëtorë të popullit. Të dalim në zgjedhje, më në fund ta mposhtim zaevizmin. 21 prilli është fillimi i fundit”, tha Mickoski duke i bërë thirrje pushtetit të mos falsifikojë vullnetin e popullit por në mënyrë demokratike ta pranojë humbjen.

Sa i përket “bombave” që u publikuan, Mickosk thotë se s’ka asnjë indikacion se kush i ka publikuar, por gishtin e drejtori te kryetari i LSDM, Zoran Zaev, për shkak se, siç tha ai, ai në vitin 2015 bëri show me “bombat” dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pas një skenari të tillë.