‘Хади Османи од СДСМ’: Shqiptarëve duhet tu kërkojm falje, e larguam Aleancën dhe i morëm kriminelët e PDSH-së dhe BDI-së
Sonte ne nuk duhet të festojmë fitoren ndaj Siljanovskës, nuk meritojmë as të flemë. Sonte deri në mëngjes duhet të lutemi për falje,që si një parti LSDM dhe si qeveri gabuam ndaj popullit shqiptar në Maqedoni, duke amnistuar ose duke heshtur para krimit në bllokun politik shqiptar. Duhet të lutemi që Zoti dhe shqiptarët të na falin për koalicionin në zgjedhjet lokale të vitit 2017, për mbështetjen që u dhamë kriminelëve nga Struga deri në Likovë.
Ne duhet të kërkojmë falje që për qejfin e atyre kriminelëve e larguam Aleancën dhe i morëm kriminelët e PDSH-së dhe BDI-së. Tingëllon dobësi, por ky është realiteti. Duhet të mbushemi me mend. Ne të gjithë harruam që shqiptarët e rrëzuan nga pushteti Gruevskin dhe kriminelët e tij, ndërsa ne ua kthyem me përkrahje të bashkëpunëtorëve të Gruevskit. Dhe sot bashkëpunëtorët Gruevskit na bojkotuan ndërsa shqiptarët dhe opozita shqiptare na dhanë një shuplakë, na ndëshkuan dhe shpresoj se na mbushën me mend. Fituesi i vërtetë sonte është Blerim Reka i cili pa mbështetjen e makinerisë shtetërore, pa mbështetjen e krimit, pa shumë të holla ka fituar më së shumti vota shqiptare nga ata që kanë mbetur në vend.
Kushdo që përpiqet të mendojë ndryshe, ta injorojë këtë të vërtetë, do të paguajë më shumë se sa paguam sonte. Imagjinoni, ra Haraçina, humbëm prej Rekës në çdo komunë shqiptare. A do të vazhdojmë akoma të justifikojmë se numrat na detyrojnë të bëjmë koalicione dhe amnisti?
Hadi Osmani
Ne si portal ju kerkojme ndjese lexuesve per titullin e lajmit, pasi eshte i shkruar ne gjuhen maqedone per shkaqe me te ditura nga opinioni shqiptare.