BFI, Veseli aku*zon Ministrin e Brendshëm për trazirat në BFI
Drejtori i Agjencisë “Hallall” njëherazi anëtari i Bashkësisë Fetare Islame, Muhamerr Veseli, në një prononcim para gazetarëve akuzoi ministrin e Punëve të Brendshme për përfshirje në situatën e krijuar sot pasdite në Bashkësinë Fetare Islame. Sepse sipas tij këto raste nuk mund të ndodhin pa pëlqimin dhe mbështetjen e Politikës. Ai tha se përmendet emri i tij nëpër qarqe të ndryshme, por ai shpreson të mos jetë kështu.
“Përmendet edhe emri i Ministrit të Punëve të Brendshëm nëpër qarqe të ndryshme, kështu që ne nuk dëshirojmë situata të tilla të palakmueshme, nuk dëshirojmë që njerëz të politikës dhe të pushtetit të jenë të involvuar në kësi rastesh por këto nuk mund të ndodhin pa mbështetjen dhe pëlqimin e tyre. Apeloj edhe një herë Bashkësia Fetare Islame është shumë më e shtrenjtë dhe është shumë më e vlefshme për ne myslimanet se gjithë pushteti dhe pushtetarët të cilët janë në këtë shtet. Bashkësia Islame nuk përkulet para askujt”- tha Veseli.