Mehmedi: Qytetarët të lirë në vendimmarrje për raundin e dytë

Shpërndaje

BDI-ja dëshiron që të arrihet cenzusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, nuk dëshiron që të bllokohet procesi eurointegrues i vendit. Kështu kanë deklaruar në “Rruga drejt” në Alsat, Izet Mexhiti nga integristët dhe Remzi Memeti nga Aleanca. Nënkryetari i BDI-së Mexhiti tha se janë të vendosur që Stevo Pendarovski të arrijë të bëhet president.

Nuk ka logjikë që ne duke e pasur kryetarin e parlamentit që është organ më i lartë në shtet të vrapojmë pas presidentit të shtetit. Të jem më decid, ne jemi të interesuar që të arrihet censusi, BDI do të jetë fuqimisht e angazhuar në raundin e dytë për z. Pendarovski që të jetë president i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kemi bërë edhe kalkulimet tona, do të shkohet 80 deri në 100 mijë vota”-tha Izet Mexhiti, BDI.

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memeti, tha se parim i partisë është që mos i konsiderojnë votuesin si pronë. Ndërsa organet e partisë do të vendosin nëse do të bëjnë thirrje që simpatizantët e saj do të votojnë më 5 maj.

Sa i përket qëndrimit definitiv ngaqë është zyrtar i subjektit, ne jemi subjekt shumë serioz kemi organe, nga nëndegët deri në kuvendin qendror, deri në Kongres dhe sigurisht që organet do të mblidhen në kohën e duhur dhe do të dilet me qëndrimin filan të asaj se çfarë qëndrimi do të mbajmë ne në raundin e dytë. Qytetarët janë të vetëdijshëm për procesin, për rëndësinë e procesit dhe janë të lirë në vendim marrjen e tyre”-tha Remzi Memedi, ASH .

Debatin e plotë mes nënkryetarëve të BDI-së dhe ASH-së, Izet Mexhiti dhe Remzi Memeti, mund ta ndiqni sonte në emisionin debativ, “Rruga Drejt” në ALSAT.