MaqedoniTop Lajme

Ministrat e BDI-së kampion për harxhime nëpër restorante, në top listë Sadulla Duraku! (FOTO)

Shpërndaje

Ministrat e Qeverisë vitin e kaluar kanë harxhuar rreth 46 mijë euro para shtetërore nëpër restorante. Më shumë nga të gjithë, rreth 7500 euro ka harxhuar ministri i ambientit jetërorë Sadulla Duraku. Për dallim nga ai, më pak ka harxhuar ministrja Apostollska, gjegjësisht vetëm 50 euro, transmeton Zhurnal.

Ministri i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapsinor, Sadulla Duraku më shumë para ka harxhuar nëpër restorante në vitin 2018, po ministria nuk ka mjete për kuadër që të përgjigjet ndaj kërkesave për qasje deri te informacionet me karakter publik.

Duraku për 11 muaj ka harxhuar 472.996 denarë ose rreth 7500 euro, sipas mjetit për llogaridhënie për harxhimet e bartësve të funksioneve publike në Qeveri.

Mesatarisht, ministri për shërbime në vend nëpër restorante siç është e potencuar në mjetin për llogaridhënie, ka harxhuar rreth 700 euro për muaj. Më shumë para, nëse shihen harxhimet në muaj, janë harxhuar në muajin mars, vitin e kaluar kur faturat në restorante ka arritur dikur mbi 1500 euro ose më shumë se sa tre paga mesatare në vend.

Deri te ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinorë është dërguar kërkesë për qasje të lirë te informatat që të përgjigjen më detajisht rreth harxhimeve të Durakit. Por, nga atje thonë se nuk janë në mundësi që ti përgjigjen kërkesës.

“Ministria për ambient jetësorë dhe planifikim hapsinor nuk është në mundësi në tërësi që tua dorëzoj dokumentet e kërkuara nga arsyet: për gjetjen, slektimin, fotokopjimin,

skenimin e dokumenteve të kërkuara, duhen resurse njerzore dhe mjete finansiare, ndërsa për mungesë të kuadrit, ministria nuk është në mundësi në këtë moment të alokon resurse njerzore shtesë që të sigurojnë dokumentet e duhura”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndryshe, Duraki është kampion mes ministrave për harxhime nëpër restorante edhe për vitin 2017. Atë vit ministri për 7 muaj, nga qershori deri në janar ka harxhuar rreth 9500 euro.