Mitrovicë: Vazhdojnë kërkimet nën gërmadhat e hotelit ‘Adriatiku’

Shpërndaje

Edhe për më tepër se dy orë, që prej lajmit se një pjesë e hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë është shembur, ekipet emergjente po kërkojnë personin që dyshohet se është nën gërmadha.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë për KALLXO.com se deri më tani nuk kanë arritur ta gjejnë personin që dyshohet se gjendet nën pjesën e shembur të “Adriatikut”.

“Jo, deri më tani nuk kemi arritur ta gjemë. Ekipet emergjente së bashku me policinë po punojnë. Ne po dyshojmë për një person mirëpo ende nuk kemi asnjë të re”, tha Zhahiti.

Nga shembja e objektit të hotel Adriatikut në Mitrovicë një person ka mbetur nën rrënoja.
Sipas veriu.info dyshohet se bëhet fjalë për 20 vjeçarin V.I.