Ndërron jetë në aeroplan 74-vjeçari nga Gostivari

Shpërndaje

Më 23 prill 2019, në ora 00:27, pasi që avionin që po udhëtonte nga Bazeli në Shkup aterroi në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, u raportua se një person nuk po jepte shenja jete. Në ora 00:50, mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit K.K. (74) nga Gostivari. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar tek familja.