RajoniTop Lajme

Në Kukës sot shënohet Dita e eksodit masiv të shqiptarëve nga Kosova

Shpërndaje

Sot bëhen 20 vjet nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në vitet 1998-1999 rreth një milion shqiptarë të detyruar nga forcat paramilitare serbe u shpërngulesn në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), transmeton KosovaPress.

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.