Ekskluzive: PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, nisma pritet të dorëzohet gjatë ditës së sotme.
Kjo nismë legjislative e PDK-së vjen në kohën kur janë shtuar diskutimet politike rreth funksionimit dhe mandatit të Dhomave të Specializuara pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, dy ditë pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

