Lajm i hidhur, ndërron jetë motra e humanistit Halil Kastratit

Shpërndaje

Humanisti dhe hoxha, Halil Kastrati ka dhënë një lajm të hidhur për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Kastrati ka bërë të ditur se sot atij i ka vdekur motra, Nashide Kastrati Mustafa në moshën 47-vjeçare.

Ai bëri të ditur se varrimi do të bëhet nesër me namaz të xhumasë në fshatin Gur i Kuq në komunën e Rahovecit.

Njoftimi i plotë:

Motra ime, loqka ime
“Te Zotit jemi edhe te Ai do te kthehemi”
Te dashur familjar, miq e dashamire
Sot ne moshen 47 vjeçare ndrroje jete motra ime e vogel Nashide Kastrati Mustafa
Vorrimi do te behet neser me namaz te Xhumase ne fshatin Gur i Kuq ne komunen e Rahovecit
O Zot meshiroje dhe shperbleje me xhennet