RajoniTop Lajme

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Shpërndaje

duke folur për dënimin kapital prej 25 viteve të shqiptara nga Gjykata në Hagë kundër ish zëdhënësit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, djali i tij, Altin Krasniqi ka thënë se kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë babai im mund të mos jetë më. “ 25 vite janë një dënim shumë i rëndë. Babai është 76 vjeç dhe momenti kur i përfundon ky dënim mundet të mos jetë gjallë. Jemi krenarë për të, sepse kemi 20 vjet të lirë që mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së”, ka deklaruar deputeti Altin Krasniqi për EuroNews.

Ndërsa duke komentuar protestat e vazhdueshme që po mbahen natë e ditë nga mijëra qytetar liridashës kundër këtij dënimi dhe në mbështetje të drejtuesve të UCK-së, ai ka theksuar se mbështetja e fuqishme që po vije nga protestat është një mbështetje e madhe për ta përballuar dhimbejn dhe mllefin nga kljo padrejtësi e jashtëzakonshme.

“Mbështetja në protestë është një motiv i madh. Populli i ka shpallur të pafajshëm dhe ata janë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Momenti i vendimit ka qenë shumë i rëndë. Babain e kam vizituar dhe ai ka një vullnet të fortë. Jam shumë krenar për të dhe ne ia kemi forcuar edhe mua”, ka theksuar deputeti, Altin Krasniqi, djali i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.