Bekim Jashari për çdo fëmijë të lindur nga data 1 janar 2021 ndanë 100 euro

Shpërndaje

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ka njoftuar se për çdo fëmijë të lindur nga data 1 janar 2021 dhe të regjistruar si banor i Skenderajt do të ndajë 100 euro, si subvencion për prindërit e fëmijës, njofton ALBAZONE MEDIA.

Ai ka thënë se për procedurat e aplikimit për këtë subvencion qytetarët e Skenderajt do të njoftohen me kohë.

Jashari tutje ka thënë se është i vetëdijshëm që kjo shumë është simbolike dhe se nuk mjafton por që buxheti i limituar i komunës nuk lejon për më shumë por që kjo shumë do të ritet në vitet që pasojnë.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë,

Vitin 2021 po e nisim me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e komunës sonë.

Për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor të komunës sonë, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit.

Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.

Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni.

Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në mënyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë.

Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.