Nora dhe Era me klip të kushtueshëm, vetëm macja në klipin e tyre kushton mbi 20 mijë dollarë
Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi kanë prezantuar të premten për fansat bashkëpunimin e tyre më të ri “Nuk e di”.
Kënga e cila është pritur shumë mirë nga publiku, shënon njëherësh bashkëpunimin e parë muzikor mes motrave.
“Nuk e di” u vizualizua edhe me një klip tejet të veçantë, në të cilin dy motrat kanë sjell një performancë mjaft artistike dhe provokuese.
E për realizimin e këtij projekti muzikor, duket edhe se janë shpenzuar shuma të mëdha parash, qoftë edhe për detajet më të vogla të tij.
Vetëm macja në klip, e cila shfaqet në një nga skenat e Norës, bëhet me dije se është një nga speciet më të shtrenjta dhe më të rralla të llojit të vet.
Çmimi i kësaj maceje varion nga 20 mijë deri në 100 mijë dollarë, varësisht nga vendi se ku dhe kur është blerë.
Duket se për klipin “Nuk e di”, motrat Istrefi kanë vendosur që të mos kursehen, duke shpenzuar deri edhe në detajizimin e tij.
Përndryshe, bashkëpunimi është pritur shumë mirë nga fansat, dhe në vetëm dy ditë, ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.