Edhe një herë tjetër, “Duje” elektrizon dhe ‘pushton’ skenën e Eurovision 2023!

Shpërndaje

Albina dhe Familja Kelmendi kanë shkëlqyer në finalen e madhe, duke sjellë një performancë të jashtëzakonshme.

Ata kanë performuar të dhjetët në radhë në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2023” me këngën “Duje”, ku vokali dhe performanca e tyre spikatën sërish.
Albina dhe Familja Kelmendi synojnë sonte suksesin për të sjellë në Shqipëri ‘Eurovision 2024’.

Motivet shqiptare në veshje dhe ngjyrat kuqezi “pushtuan” skenën e Eurovision 2023 në Liverpool, ndërsa vokali mahnitës i Albinës drithëroi publikun në sallë dhe jo vetëm.

Festivali më i madh i këngës europiane, po transmetohet ‘live’ nga Arena Liverpool dhe jepet drejtpërdrejtë në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.