Pendarovski në Kumanovë me gjoksin ‘НАПРЕД’, kërkon votën e të gjitha etniteteve!

Shpërndaje

Kandidati për President, Stevo Pendarovski gjatë tubimit të mbrëmshëm qendror në Kumanovë u shpreh se ndodhet në ambientin më të denjë, i cili sipas tij, përfaqëson Maqedoninë në miniaturë. Ai tha se në këtë qytet shumë etnik, e meriton votën e kumanovarëve, duke u zotuar se nuk do të bëj dallime sikur presidenti në largim Ivanov. Pendarov tha se ashtu siç fituan zgjedhjet Parlamentare dhe Lokale, me këtë koalicion do të fitojnë edhe Presidencialet. Ai kërkon votën e qytetarëve që më 21 prill të japin verdiktin e tyre, siç tha, për opsionin Evropian. Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski sot do të jetë në tubim në Gostivar.

A e dini se problemi më i madh në vendin tonë në 30 vitet e fundit është ngecja e zhvillimit ekonomik që ndërlidhjet me emigrimin e të rinjve. Fëmijë të artë kemi humbur në këtë dekadë, gjatë pushtetit të regjimit të familjes, megjithatë me hapjen e dyerve evropiane ne kemi një shans të madh të krijojmë zhvillim më të mirë këtu dhe në këtë mënyrë tu japim mundësi të rinjve të krijojnë familje, të nisin biznes, duke e kërkuar fatin e tyre në vendlindje.”- theksoi Stevo Pendarovski, Kandidat për President.

Kandidati i LSDM-së Pendarovski kërkon votën e të gjitha etniteteve, por harron se në gjoks i shkruan vetëm ‘НАПРЕД’ dhe me këtë mbishkrim nuk kërkohet vota e të gjithë etniteteve!

Nëse vërtetë Stevo Pendarovski përfaqëson të gjithë etnitetet duhet që në këmishën e tij të jetë edhe mbishkrimi në gjuhën shqipe e jo veç ‘НАПРЕД’, sepse me mbishkrimin vetëm në gjuhën maqedone nuk shkojmë ‘НАПРЕД’, por vetëm ‘НАЗАД’!!!