Sela kërkon liri për Abdulfeta Alimin
Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar porosi për bashkim mbi të gjitha bazat dhe ka kërkuar që të vazhdohet përpara. Duke folur për 27 prillin e vititi 2017, Zaev nënvizoi se ky është një alarm se kah çojnë politikat e ndarjes dhe politikat e mbajtjes llogari vetëm për interesa personale. Ai theksoi se nuk duhet të lejohet asnjëherë që të përsëritet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Zoran Zaev, kryeministër
“Data e sotme, 27 prilli është alarm se kah çojnë politikat e ndarjes dhe politikat e mbajtjes së llogarisë vetëm për interesa personale. Në këtë ditë e kemi shpëtuar vendin nga qëllimet e errëta të lakmisë për pushtet. Në këtë ditë, në shtëpinë e qytetarëve e mbrojtëm demokracinë dhe u vendosëm në rrugën e autokracisë. “
Ndërkaq kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nëpërmjet rrjetit social fejsbuk ka reaguar për 27 prillin, duke kërkuar liri për Abdylfeta Halimin.
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët
“Asgjë nuk ishte dhimbja dhe plagët e 27 prillit 2017 sa janë sot pas dy vitesh. Kjo plagë ka emrin Albdylfeta Halimi. Është ndërgjegja që vret më shumë se gjithçka tjetër.Liri përFetain”
Ndërkohë nga VMRO-DPME, ish pjesëtarët e së cilës parti akuzohen për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, nuk ka reaguar deri tash lidhur me këto ngjarje. Ajnur Bafqari /SHENJA/