Sela: Me emra rrugësh si ‘Jugosllavenska Nardonda Armija’ nuk shkohet drejt BE-së dhe NATO-së

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot është i ftuar në emisionin 360 Shkallë në Alsat M, ku po diskuton rreth rezultateve të Zgjedhjeve Presidenciale. Sela theksoi se joshja që po i krijohet atij dhe Aleancës për Shqiptarët është vetëm kënaqësi politike që po i bën pushteti, dhe të dy kandidatët për President. Ziadin Sela u shpreh se përcaktimi i Aleancës për Shqiptarët ka qenë përcaktimi për të përkrahur Profesor Blerim Rekën, dhe i cili do përfaqësonte të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Zgjedhjet nuk janë koncesus por janë shumicë, dhe Maqedonisë së Veriut sipas Ziadin Selës i duhet konsensus por konsensus i mirëfilltë dhe jo i rrejshëm siç e reklamon Bashkimi Demokraik për Integrim.

Ziadin Sela, kritikoi edhe ligjin e Bandenterit ku edhe pse shumë vite pas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët ende trajtohen si minoritet dhe nuk janë aspak të avancuar. Ai shprehu se me emrin e rrugëve si ‘Narodna Jugosllavia Armija’ nuk shkohet në BE dhe NATO.