Zekiri uron Rekën për rezultatin, kërkon përgjegjësi nga zyrtarët e LSDM
Pas numërimit të votave nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë të Veriut, ku kandidati socialdemokrat i partive të koalicionit, Stevo Pendrovski ka fituar me një epërsi të lehtë prej reth 3000 votash ndaj kandidates së opozitës Gordana Siljanovska, me një reagim në profilin e tij zyrtar në Facebook Muhamed Zekiri këtë rezultat e quan një “fitore të idhet”.
Në postimin në profilin e tij në Facebook, deputeti i LSDM-së uron për rezultatin kandidatin Blerim Reka, ndërsa falënderon votuesit shqiptarë që votuan Pendarovskin. Ai madje ka kërkuar përgjegjësi edhe nga një pjesë e zyrtarëve të LSDM-së.
Statusi i plotë i Zekirit në Facebook:
“Fitore e idhet. Rezultati mesim per te gjithe ne!!!
Qytetaret dijn te shperblejne por edhe te ndeshkojne. Dua posaçerishte te falemimderoj votuesit shqiptare qe indhane perkrahje kandodatit tone Stevo Pendarovski si dhe te uroj per rezultatin fantastik dhe perkrahjen qe mori kandidati Blerim Reka!!!
Qytetaret shqiptare qarte demonstruan se ka ardhur koha te pensionohen mga jeta politike nje numer i madhe i elites politike te shqiptareve nga Republika e Maqedonise se Veriut.
Koha eshte edhe per pergjegjesi te nje pjese re funksionareve edhe nga rradhet e partise tone LSDM”, përfundon Zekiri në postimin e tij.