Ahmeti thotë: Unë nuk flas bosh, BDI ka deri në 150 mijë votues!
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se BDI ka midis 100 dhe 150.000 votues dhe se është e sigurt që të gjithë e kuptuan idenë dhe se do të mbështesin kandidatin konsensual për president Stevo Pendarovskin.
Në tubimin në Shkup Ahmeti u bëri thirrje votuesve të mos bien në kurth dhe se Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit dhe ai nuk do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit nëse ka një bojkot zgjedhjet më 5 maj.
“BDI-ja dhe unë si lider i saj atë që mendoj dhe e bëj nuk flas bosh. Kandidati konsensual u negociua sepse jo vetëm në interes të maqedonasve por edhe të shqiptarëve e mbështetëm këtë koncept. Nëse në fillim unë kam qenë skeptik se koncepti do të mbështetet nga shqiptarët tani jam i sigurt se votuesit janë më të qartë se çfarë do të thotë kjo. BDI ka nga 100 deri në 150.000 votues dhe jam i sigurt se të gjithë e kuptojnë idenë dhe do të mbështesin kandidatin e konsensual” tha Ahmeti.
Më lejoni t’ju kujtoj shtoi ai se kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi u votua në mënyrë konsensuale e votuan edhe shqiptarët edhe maqedonasit dhe të tjerët. Ky koncept tha Ahmeti filloi të zbatohej institucionalisht duke filluar nga Kuvendi.
Ahmeti tha se shqiptarët kishin ëndërruar që presidenti i shtetit të ishte shqiptar dhe tha se nuk është e pamundur që të arrihet kjo.
Lideri BDI-së shtoi se të gjithë ata që e kuptojnë konceptin janë të vetëdijshëm se kandidati i konsensual është ai që do të na çojë në NATO dhe BE.
Kete qe thotë Ahmeti do ta shohim me date 5 maj kur do kete votime ne Maqedonine e Veriut!