Reka iu bashkangjit BDI-së në përkrahje të kandidatit konsensual Pendarovski

Shpërndaje

Humbësi në raundin e parë zgjedhor, garuesi i pavarur për President, Blerim Reka u bëri thirrje qytetarëve më 5 maj të dalin masivisht në votim, për, siç tha ai, ta shpëtojnë procesin eurointegrues.

Komentuesit politik si dhe qytetarët në rrjetet sociale theksojnë që Reka iu bashkangjit qëndrimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit për të përkrahur kandidatin konsensual për Presidsnt, Stevo Pendarovski. Reka në postimin e tij shton se është e drejtë e qytetarëve të vendosin për cilin do ta japin votën e tyre në raundin e dytë.

Edhe Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Ohri deklaroi se edhe kandidati i tretë për president, Blerim Reka bëri thirrje për të votuar për Evropë dhe NATO, gjegjësisht si çtha për Stevo Pendarovskin. “Edhe kandidati i tretë tha votoni për Evropë, për NATO, shumë qartë për Stevo Pendarovskin.

Nga ana tjetër, nuk kemi asgjë, ‘kompir’, nuk ofruan asgjë, nuk i ftuan shqiptarët, boshnjakët i gabuan”, theksoi Zaev nga Ohri, duke thënë se më 5 maj do të sfidojë me fitore kandidati i tyre Stevo Pendarovski.