“Lloç dhe baltë”, gjendja aktuale e rrugës Mateç – Ropalcë (Foto)

Shpërndaje

Aleanca Për Shqiptarët – Dega Likovë në një postim në facebook, kjo është gjendja aktuale e rrugës Mateç – Ropalcë.

Postimi nga Aleanca Për Shqiptarët – Dega Likovë:

Rrugë me gjatësi 2 km, projekt i filluar në maj të vitit kaluar, bëhet fjalë për 10 muaj kohë dhe e shihni se në çfarë gjendje është.

Gjatë gjithë postimeve që i ka bërë faqja zyrtare e komunës theksohet se punët ecin me “dinamikën e paraparë”.

Si duket këta kanë dinamikë të paparë, dhe pak bëhet një vit ndërsa fundi i projektit është ende larg.

Dhe më shqetësuese është se rrugës nuk sheh asnjë makineri apo punëtor i cili është duke punuar. Kjo nënkupton se duhet të presim ende gjatë për tu përfunduar.

Ska gjë, jemi mësuar të presim ne, shembull kemi bekatonizimin.

Si thuhet dhe në postimet e komunës: “ Ju lutemi , keni durim”.