Kronikë e zezëRajoni

Aksidenti në Kavajë/ Ditëlindja kthehet në tragjedi, 24-vjeçari kishte dalë për të festuar

Shpërndaje

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në Kavajë. Një automjet, i cili drejtohej nga një 24-vjeçar, u përplas me tabelën e një karburanti e më pas aksidentoi një nënë me dy vajzat e saj.

Ky aksident ishte fatal për jetën e 46-vjeçares, drejtuesin e mjetit si dhe mikun e tij.

Drejtuesi i automjetit ishte Vilson Cara, 24 vjeç, gruaja që mbeti vik.timë, është identifikuar si Lumturie Demrozi, ndërsa vik.tima që ishte pasagjerë në automjet, u identifikua si Gentian Belba 23 vjeç. Vilson Cara i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e mbrëmjes së të martës në rrugën Kavajë-Rrogozhinë mësohet se kishte ditëlindjen dhe kishte ftuar dhe dy miqtë e tij për të festuar në lokalet e natës në Tiranë.

Shkon në tre numri i vik.timave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës të Shqipërisë, ndërsa një vajzë 21-vjeçe është e plagosur në spital jashtë rrez.ikut për jetën.

Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua Gentjan Belba 23-vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i ‘Benz’-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.

Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes.

Rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Kavajës ‘Benz’-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë sipas policisë për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, dhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.

Por pavarësisht tentativës makina ka marrë përpara nënën bashkë me vajzën. Për.plasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa vajza Xh. Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.

Nga për.plasja e makinës me tabelën e karburantit humbi jetën në vend edhe pasagjeri Gentjan Belba që po udhëtonte në ‘Benz’ me Vilson Carën, ndërsa ky i fundit mori plagë të rënda duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga.