Rajoni

Akuzohet se piu verë në iftarin e shtruar nga Trump, reagon Vlora Çitaku!

Shpërndaje

Reagimi i Vlores Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku mbrëmë ishte e ftuar në iftar të organizuar nga presidenti Donald Trump.

Vlora ishte ajo, e cila në Instagram ka publikaur një fotografi të realizuar mbrëmë me presidentin Trump.

Pas publikimit të këtij imazhi ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj për imazhin e publikuar. Në mesin e komenteve njëri prej ndjekësve kishte lënë një koment duke iu drejtuar asaj se si po përdor verë në iftar.

“Verë për iftar, wow, në rregull“, me të marrë këtë koment Vlora ka reguar menjëherë. “Nuk është verë, është lëng boronicë”, është komenti që Ambasadorja e Kosovës në SHBA e la për komentuesin e saj.

Presidenti amerikan, Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë për nder të muajit të Ramazanit.