Autostrada “Arbën Xhaferi” pritet të hapet më 29 maj

Shpërndaje

Më 29 maj do të bëhet hapja autostradës “Arbën Xhaferi”. Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

“ Më 29 maj në orën 19:00 do të bëhet përurimi i rrugës R6 të autostradës “Arbën Xhaferi” që ka ndikimin ën zhvillimin ekonomik në sektorin privat dhe lidhjen e korridoreve”, ka thënë Lekaj.

Ai duke e quajtur këtë projekt gjigant ka thënë se është bërë e mrekullueshme. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se u ka bërë ftesë në përurime dhe kryeministrave të rajonit.

“Janë të informuar edhe Institucionet e vendit, i kam informuar edhe kryeministrat e rajonit nëse kanë kohë të NA bashkohen”, ka thënë Haradinaj.