Osmani shfaqet me rroba ushtarake: FSK është e gatshme dhe e përgatitur

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është parë për herë të dytë e veshur me rroba ushtarake. Komandantja Supreme e Ushtrisë së Kosovës ka mbajtur fjalim vjetor para ushtarëve të Forcave Speciale të Kosovës në kazermën e Istogut.

Në ketë ceremoni të adresimit vejtor, Osmani është parë bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, i cili është pjesë e FSK-së.

“FSK-ja është e gatshme dhe e përgatitur”, ka thënë ndër të tjera kryetarja e Shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit.

Sa i takon sigurisë së Kosovës, duket që janë marrë masa për të forcuar sigurinë.

“Janë rekrutuar gjatë vitit 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë. Aktualisht jemi në proces rekruitmi të 612 ushtarëve aktivë dhe 338 pjesëtarëve të komandës rezervë”, theksoi kreu i Ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.