Kurti: Qeveria ka kapacitete t`i largojë barrikadat, fort jam kureshtar ta di kush është gjykatësi që liroi Dejan Pantiqin

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se po e presin KFOR që t`i largojë barrikadat në veriun e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij ka pasur disa takime me KFOR por që ende nuk ka lëvizje konkrete duke thënë se Qeveria e Kosovës ka kapacitete që vet t’i largoj ato.

“Është e vërtete që në javën e kaluar ne na është kërkuar nga KFOR më shumë kohë dhe unë jam optimist për këtë. Kemi parë vëmendje dhe angazhim të KFOR por në të njëjtën kohë unë e ritheksoj se Qeveria, MPB, policia i kanë kapacitetet për t`i hequr ato barrikada ku prapa tyre janë njerëz të informuar dhe të armatosur”, tha ai.

Kurti ka komentuar edhe dërgimi në arrest shtëpiak të policit Dejan Pantiq që akuzohet për terrorizëm.

“Unë nuk e di këtë çëshjtjen gjyqësor procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinje sepse nuk mund të dërgohej në burg – paraburgim, por është i pandehur për terrorizëm ajo çka kam dëgjuar se ai ishte në grevë të urisë dhe kishte problem me zemër. E kisha kuptuar që ai ët dërgohej në spital e kuptueshme…. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak jam kureshtar ta di cili është ai prokuror që bëri kërkesë dhe kush është gjyqtari që mori këtë vendim”, tha ai.