Bota

Biden kryeson sondazhet për zgjedhjet presidenciale 2020

Shpërndaje

Biden distancohet me Donald Trump me 11 pikë përqindjeje Ditën e fillimit të fushatës së tij elektorale në Filadelfia, Joe Biden vazhdon të jetë në krye të sondazheve.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga faqja në internet e specializuar për sondazhet “RealClearPolitics”, ish-zëvendëspresidenti amerikan dominon mbi kundërshtarët e tij në primaret demokratike me një avantazh prej 22,7 pikë përqindjeje në raport me ndjekësin direkt, “Bernie Sanders” (39,1% kundër 16,4%).

Ndërsa, sipas një sondazhi të orës së fundit nga “Fox News”, Biden distancohet me Donald Trump me 11 pikë përqindjeje (49% kundër 38%).