Bo.mba në Prishtinë, kër.cënuesi tha: “Do t’i bëj rrafsh KGJK-në dhe Gjykatën Speciale”
Detaje të reja nga rasti në Prishtinë.
Një kër.cënim përmes telefonit se në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale kishte të vendosura mjete shpërthyese, ka alarmuar këtë të premte Policinë e Kosovës, e cila më pas, ka evakuuar personelin në këto dy objekte.
Rreth orës 10:30, Policia ka marrë informacion se një roje sigurimi në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kishte marrë një telefonatë nga një person i panjohur dhe është kër.cënuar se “do t’i bëj rrafsh KGJK-në dhe Gjykatën Speciale”, raporton KTV.
“Sot, me datë 24.05.2019, rreth orës 10:30, në zyrën e pranimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë pranuar tri (3) thirrje telefonike. Në këto thirrje telefonike është lajmëruar një person mashkull, i cili ka kanosur me vendosje të mjetit shpërthyes në drejtim të institucioneve të drejtësisë, konkretisht Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Policia e Kosovës.
Pas rreth 5 orëve kërkim, njësitet e deminimit të Policisë së Kosovës, nuk kanë mundur të gjejnë asnjë mjet të dyshimtë në hapësirat e KGJK-së dhe të Prokurorisë Speciale.
Policia, përmes një komunikate për media, ka thënë që i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se është duke punuar për gjetjen e personit i cili ka kryer kanosjen.
“Nga të gjitha veprimet operative dhe hetimore që ka ndërmarrë Policia e Kosovës, nuk ka rezultuar me të gjetur të ndonjë mjeti të dyshuar dhe rreth orës 15:00, është liruar vendi i ngjarjes dhe rruga për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Sa i përket identifikimit të personit të dyshuar i cili ka kryer kanosjen me mjet shpërthyes, Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në identifikimin e personit dhe abonuesit të numrit të telefonit nga i cili është kryer kanosja”, ka deklaruar Policia e Kosovës.
Prej orës 10:30 e deri në orën 15:00, rruga “Luan Haradinaj” dhe një pjesë e sheshit “Edit Durham” ka qëndruar e mbyllur për qytetarë.