Dorëzohet Vuçiq: Shërbimet sekrete e ndalën korrigjimin e kufijve, tash Kosova do të jetë sovrane në krejt territorin e saj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot “hipokrizia absolute” është se tani ata që “e sulmuan atë për planin e tij për Kosovën tani thonë se nuk e dinin për atë propozim.
Vuçiq në një deklaratë për TV PINK ka thënë që Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo pse se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk kaloi zgjidhja që ai ka ofruar, njofton Klan Kosova.
Më tej ai tha se ata që e kritikojnë fillimisht kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asnjë zgjidhje dhe propozim prej tij, por sërish e sulmuan.
“Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim Pajtohem që nuk keni dëgjuar. Pse atëherë e keni sulmuar. Shkaku i kësaj ma keni hequr kokën në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni?”.
Vuçiq shtoi se u organizua dialogu i brendshëm, dhe shumë folën, disa prej të cilëve donin një ndarje por sipas tij një pjesë e opozitës nuk ka paraqitur propozimin e saj dhe nuk tha asgjë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Tash ju pyes juve cila është zgjidhje tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”, tha Vuçiq.
Ai tha se kjo nuk i sjell atij ndonjë lehtësim moral dhe tha se nuk ndihet mirë sepse “ia kushtoi të gjithë jetën e tij politike një zgjidhjeje serioze të problemeve”.
“Ndërsa kemi hyrë në reformat ekonomike në vitin 2014, askush nuk ka më frikë nga ekonomia jonë. Ka shumë njerëz të varfër, por gjithashtu shohin se çdo gjë shkon për mirë. Të pasurit ankohen, por e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Sot kemi kaluar Serbinë në autostrada, po ndërtojmë hekurudha që nuk ekzistonin. Ju do të shkoni 200 kilometra në ditë në Novi Sad. Do të jetë më shpejt se një makinë. Kjo është ndryshim i madh”, tha ai.