Maqedoni

Edhe në Strugë dështim total, dalja deri ora 10, vetëm 2.63%

Shpërndaje

Bledar Ziba, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë për Struga Ekspres tregon se dalja e qytetarëve strugan për të votuar për zgjedhjet presidenciale, deri në ora 10:00 është 2.63 përqind,1589 votues.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë, z.Bledar Ziba tregon se deri në ora 10:00, procesi zgjedhor vazhdon normalisht dhe se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.

Në komunën e Strugës ka gjithsej 60.459 persona me të drejtë vote dhe 101 vendvotime.