Qeveria lavdërohet me reformat ekonomike

Shpërndaje

Nga ajo virtuale, për 2 vite ekonominë e transferuam në ekonomi reale. Masat qeveritare kanë lëvizur rritjen ekonomike. Prodhimi Bruto Vendor nga -1,8% të cilin e trashëguam, është rritur në 3,2% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ndërsa ekonomia tani bazohet në industri. Kështu zëvendës- kryeministri Koço Angjushev vlerësoi punën e ekipit ekonomik në Qeveri në dy vitet e kaluar. Shtoi se sfida kryesore tani do të jetë ndryshimi i sistemit arsimor, që mund të bëhet faktor kufizues për ekonominë. Sipas tij, ka hapësirë për përmirësim në realizimin e investimeve kapitale, ku dy vitet e kaluar kishte rezultatet më të dobëta.

Kjo është rezultat i ekonomisë reale, kjo në aspekt afatgjatë është e qëndrueshme dhe kjo i nevojitet shtetit në afat të gjatë, kjo është ajo që ne si ekip ekonomik tentuam ta arrijmë. Kjo është esenca nëse duam ekonomi reale afatgjate dhe prosperitet ekonomik. Ekonomia reale e bën këtë rritje”-tha Koço Angjushev, zëvendës kryeministër.

Biznesmenët nga ana tjetër vërejtje ndaj Qeverisë kanë sa i përket realizimit të dobët të projekteve strategjike infrastrukturore. Ata kërkuan ndërtim më të shpejtë të autostradës drejt Kosovës. Ata i kërkuan Qeverisë që të investojë më shumë para në zhvillimin e balancuar rajonal me qëllim që të parandalojë migrimin në rritje të të rinjve jashtë vendit.

Mendoj se fokusi i Qeverisë është që të përqendrohet më shumë në pjesën rurale, zhvillimi i barabartë rajonal është një prioritet sepse 1% e PBV-së është minimumi që duhet të investohet në atë pjesë”-pohoi Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Zyrtarët e qeverisë thanë se ky vit do të jetë një nga vitet më të suksesshme ekonomike, sepse Qeveria ka pasur kapacitet dhe fuqi për të dhënë një rezultat të tillë./alsat/