Maqedoni

Femra me mbulesë nga Shkupi, këshilltare e presidentit të ri të Maqedonisë, Stevo Pendarovski (VIDEO)

Shpërndaje

Në opinion janë paraqitur emrat e parë të këshilltarëve të presidentit të ri të Maqedonisë, Stevo Pendarovski. Në mesin e tyre seriozisht përmendet edhe emri i Mersiha Smailoviq, grua me mbulesë nga Shkupi, aktiviste gjatë krizës se refugjatëve, informon 1TV.

Ajo ka deklaruar se deri tani askush nuk e kontaktuar dhe se për shkak të pjesëmarrjes në klipin e këngës që do ta përfaqësojë Maqedonë në Eurosong ka nënshkruar kontratë se deri në përfundim të festivalit nuk do të perfshihet në aktivitete politike.

Si shef i kabinetit të presidentit të ri përmendet zëdhënësi aktual i qeverisë, Mile Boshnjakovski, kurse si këshilltarë përmenden edhe Viktor Dinovski dhe Ana Çupevska, transmeton Gazeta Lajm. Pjesë e kabinetit do të jetë edhr ish gazetarja Katerina Canevska Arsovska.

Këshilltar i Pendarovskit do të jetë edhe Aleksandar Spasov, kurse për monentin nuk përmendet ndonjë këshilltar shqiptar.