Flet Elena Berisha: Fjalët e Elvis Naçit më bindën të bëhem myslimane (Video)

Shpërndaje

Elena Berisha, vajza nga Ferizaj ka treguar se është konvertuar në fenë myslimane pas disa këshillave që ka dëgjuar në internet nga imami i njohur nga Shqipëria, Elvis Naçi dhe disa hoxhallarë në Ferizaj.

22 vjeçarja nga Ferizaji në natën e Ramazanit është konvertuar nga feja katolike në ato myslimane, thotë se është diçka e papërshkrueshme.

“Është një ndjenj e papërshkrueshme, nuk e kam ba mend se ka me u ba kaq e madhe, mirëpo këtë e kam bë për hirë të Allahut. I kam marr disa këshilla dhe disa video që I bën Elvis Naçi, e disa hoxhallarë nga Ferizaji kanë qenë një shkak për me besu në fenë myslimane, ka qenë një plan që në natën e Ramazanit mu konvertu në myslimane”, tha Berisha.

Berisha ka thënë se ka nënën katolike nga Maqedonia dhe këtë e ka pritur shumë mirë dhe nuk i ka bërë ndonjë problem në lidhje me këtë.

“Unë nuk i kam tregu nënës time katolike që vjen nga Maqedonia dhe të dashurit tim, por vetëm hoxhës dhe kunatit tim që kanë qenë të pranishëm, ata kanë qenë të vetmit të pranishëm aty”, tha Berisha.