Rajoni

Flamuri i Serbisë para qendrës së votimit në Mitrovicën veriore

Shpërndaje

Në Mitrovicën veriore po vazhdojnë votimet për zgjedhjen e prefektit të kësaj komune.

Para qendrës së votimit, më të madhen në këtë qytet të ndarë, është i vendosur vetëm flamuri i Serbisë dhe nuk ka simbole shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në objektin ku po zhvillohen votimet, gjendet shkolla teknike, gjimnazi edhe Universiteti paralel i Prishtinës në Mitrovicën e Veriut, raporton Koha Ditore.

Në këtë qendër ka votuar ish-prefekti i Mitrovicës së veriut Goran Rakiq i cili synon sërish këtë post.

Bashkë me Rakiqin ka votuar edhe kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Aleksander Spiriq.