Veliaj dhe Cana bashkë në Iftar me besimtarët myslimanë në një qendër sociale

Shpërndaje

Kryetari i Tiranës , Erion Veliaj bashk me ish kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana kanë darkuar në një nga qendrat sociale që ofron Iftarin për të gjithë besimtarët myslimanë për Ramazan.

Më poshtë ju sjellim edhe postimin e Erion Veliaj në facebook:

Një darkë fantastike me ish-kapitenin legjendar kuqezi, Lorik Canën, në një nga qendrat sociale që ofron Iftarin për të gjithë besimtarët myslimanë për Ramazan. 🕌Është kënaqësi e madhe për ne, kur na bashkohet një ikonë kaq me rëndësi e futbollit shqiptar në darka të tilla, të begata dhe të paqta. Zoti ua pranoftë agjërimin të gjithëve! 🤲