Halil Kastrati pajton dy familje pas 15 vitesh në Shkup (Foto)

Shpërndaje

Humanisti i njohur, dhe dejtuesi i shoqates “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati sot humanizmin e tij e ka shtrirë në Shkup duke pajtuar dy familje pas 15 vitesh.

Postimi i plot i Halil Kastratit:

Qofshi faqebardhe të dy palët
Falënderimi i takon Zotit për këtë pajtesë pas 15 viteve
Me të vërtetë u ndjeva shumë i gëzuar dhe shumë i nderuar nga familja Krasniqi për nderin që ma bënë me këtë pajtesë
Sot e Premte, në këto minuta të shenjtë dhe në këtë ditë të bekuar edhe në këtë muaj të dalluar familja e Enver Krasniqit nga Shkupi i falë gjakun familjes se Elham Pajazitit nga Haraqina e Shkupit

Faleminderit Jeton Krivanjeva
Faleminderit Memet Qajani
Faleminderit hoxhe Ramadan Aziri nga Gerçeci
Faleminderit hoxhe Metush Memedi nga Shkupi

Zoti ju shpërbleftë të gjithë
O Zot na bënë shkaktar të hajrit gjithmonë