Haradinaj shtroi iftar për krerët e BIK-ut

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka shtruar iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Të futar në iftar, ishin ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare.