Rajoni

I jep hua 4 mijë e 500 euro, ia merr mbi 15 mijë, arre.stohet fajdexhiu

Shpërndaje

Një person është arr.estuar pasi me shantazh dhe kër.cënim ka detyruar një tjetër që borxhin prej 4 mijë e 500 eurosh ta paguajë me mbi 15 mijë euro.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht me fajde i ka dhënë vik.timës 4 mijë e 500 euro ndërsa përmes shantazhit dhe kër.cënimit e ka detyruar që të paguajë një shumë më të madhe se që i kishte dhënë. Rasti ka ndodhur në Prizren.

“Është arr.estuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti të dëmtuarit mashkull K/Shqiptar i ka dhënë me fajde të holla në vlerë 4500€. I njëjti duke e shantazhuar dhe kër.cënuar me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15 000€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.