Ja kush janë 5 personat që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm fatal në Shkup, MPB publikon inicialet

Shpërndaje

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të tmerr.shëm mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkosvski”, pasi një makinë e tipit “Reno” është përplasur në një kamion të “Higjienës Komunale”.

Siç bëjnë të ditur MPB-ja, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, një makinë të cilën e drejtonte një shofer nga shkupi 43-vjeçar, me inicale J.L ka ndërruar jetë në vend ngjarje.

Gjithashtu në vendngjarje kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë që ishin në shoqëri me shoferin e makinës.

Bëhet fjalë për personat me inicialet S.N (54) , E.T (37) , si dhe I.A (40) të gjithë nga Shkupi.

Shoferi I kamionit, 44 vjeçari me inicale M.J, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm, ku I është dhënë ndihma e parë dhe I njëjti është ndaluar për kurim të mëtejshëm.

Hetime në vendngjarje kanë kryer ekipe të Prokurorisë Publike dhe MPB-së së Shkupit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion./Alsat