Këta janë dhjetë finalistët e natës së dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”
Janë zgjedhur dhjetë finalistët e natës së dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”.
Sonte (e enjte) u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e festivalit të këngës evropiane “Eurovision”.
Shqipëria ka garuar në këtë mbrëmje me Jonida Maliqin, e cila ka arritur e treta të kalojë në natën finale.
Këto janë 10 shtetet që kaluan në natën finale të “Eurovision”.
-Maqedonia Veriore,
-Holanda,
-Shqipëria,
-Suedia,
-Rusia,
-Azerbajxhani,
-Danimarka,
-Norvegjia,
-Zvicra,
-Malta.
Kujtojmë se finalja e madhe e “Eurovisionit” do të mbahet të shtunën (18 maj) në Tel Aviv.