Konjufca: Thaçi ka thënë se mund të falën kri.met për t’u pajtuar me Serbinë

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se për shumë vjet në Kuvend askush nga deputetët e mazhorancave nuk ka mundur të votojë ndonjë rezolutë rreth kri.meve serbe, kur Thaçi po negocionte me Serbinë.

“Për sa kohë ka qenë Hashim Thaçi shef i dialogut qitu në Kuvend s’kanë mujte asnjë deputet i mazhorancën me votu diçka që e ka cenu dialogun me Serbinë”, është shprehur Konjufca.

Tutje ai ka përmendur periudhën kur Presidenti Hashim Thaçi ka përmendur amnistimin e kri.meve të luftës si një nga kompromiset, që sipas tij, duhet bërë për pajtimin me Serbinë.

“Ekzistojnë deklaratat ku presidenti ka thënë se duhet amnistimi i kri.meve si kompromis për pajtim”, ka thënë Konjufca në seancën ku po flitet për krijimin e një Tribunali që do të dën.onte kri.met e kryera nga serbët në luftën në Kosovë.

“Me vesh të mi e kam dëgjuar [presidentin], aq kompromise e aq marrëveshje historike sa që po bojka edhe me i amnistua kri.met e luftës e me veshë të mi e kam dëgjuar. Janë deklaratat publike. Domethënë me përfshi në kompromis edhe kri.met e luftës”, ka shtuar ai.