Klopp: Para ndeshjes u thashë djemëve se ishte e pamundur, s’e di si e bënë (VIDEO)

Shpërndaje

Trajneri i Liverpoolit, i cili realizoi përmbysjen e çmendur ka shpërthyer në lot pas ndeshjes. Strategu gjerman është shprehur se para ndeshjes i kishte thënë ekipit se kthimi i rezultatit ishte i pamundur.

“E gjithë performanca gjatë gjithë ndeshjes në fakt ishte e tepërt. Më befasuan. Në fakt para ndeshjes u thash djemëve se ishte e pamundur, por vetëm sepse jeni ju, kemi shanse.

Nuk e di, kam parë shumë ndeshje futbolli në jetën time, por nuk mbaj mend shumë ndeshje si kjo. Po luanim ndoshta ndaj një prej ekipeve më të mira në botë.

Nuk mund të lësh shumë hapësira. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa pësuar asnjë gol, është e pabesueshme. Nuk e di si e bënë djemtë”, deklaroi Klopp.

VIDEO